Kreu i diplomacisë kosovare, Behgjet Pacolli, para Komisionit për Punë të Jashtme ka folur edhe për procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës.
Pacolli u tha deputetëve se po insiston që Rusia ta njoh Kosovën, duke e përmendur rinjohjen nga Guinea Bissau. Ndërsa për Egjiptin tha se nuk ka ndryshuar qëndrim.
Ai u shpreh i bindur se do të ketë takime për njohje të reja të mundshme për shtetin tonë, raporton Ekonomia Online.
“Egjipti nuk ka ndryshuar qëndrimin ndaj Kosovës. Ka ardhur njohja prej Madagaskarit, jemi duke i shqyrtuar disa vende të Amerikës Jugore”.
“Kam disa lidhje me Ministrin e Punëve të Jashtme të Argjentinës, një takim do të ndodh këto ditë. Një delegacion është në Surinam, unë besoj që edhe kjo njohje do të përtrihet deri në muajin mars”.