Pacolli udhëton për në ShBA, do të merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit

Prishtinë | 04 Shk 2019 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet të merr pjesë në takimin e ministerialit të shteteve anëtare të Koalicionit Global kundër DAESH, i cili do të mbahet më datën 6 dhe 7 shkurt, 2019 në Uashington D.C.

Kryediplomati kosovar Pacolli merr pjesë në këtë takim me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo.

Gjatë vizitës dhe qëndrimit në ShBA, numri dy i Qeverisë, Pacolli, do të merr pjesë edhe në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit, e cila do të mbahet më datën 8 shkurt, 2019.

Ministri i Jashtëm Pacolli pritet të zhvillojë takime të shumta me përfaqësuesit e shteteve të ndryshme, të cilët marrin pjesë në këto dy ngjarje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme