Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka reaguar ndaj padisë që opozita depozitoi sot në Prokurorin ndaj kryeministrit Edi Rama, për kanosjen që i bëri nënoficerit Emiljano Nuhu në çështjen “Xhisiela”.
Nishani është treguar i kursyer në fjalë, ka dalë në thelbin e asaj që të gjithë po presin me kureshtje pas kësaj padie.
Si do të veprojë Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku, e zgjedhur nga vetë Edi Rama, në këtë rast?
Nishani shprehet: Opozita e Bashkuar kallëzon penalisht Kryeministrin shqiptar. Padia për krime serioze përfshirë pengimin e drejtësisë. Të shohim nëse drejtësia, do të funksionojë e pavarur…?”