Byroja Kosovare e Sigurimit ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, dhe atë të Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi.
Ky memorandum që pritet të funksionalizohet brenda pak ditësh ka për qëllim lehtësimin e pagesave të diasporës, që tani e tutje do të bëhet në sistem online.
Ministri i MPB-së, Sefaj, tha se këto procedura do të lehtësojnë qarkullimin e diasporës. Ai ka vlerësuar rolin dhe kontributin e tyre për Kosovën.
Ministri i Diasporës, Gashi, tha se prejse e ka marrë drejtimin e kësaj ministrie është angazhuar për këtë çështje dhe shprehu kënaqësinë që po finalizohej në një kohë të shkurtër.
Kryesuesi i Asamblesë së Përgjithshme të Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Rrahim Pacolli, theksoi se Byroja Kosovare e Sigurimeve ka qenë e gatshme që disa vite dhe ka punuar në këtë drejtim që ta bëj online, pavarësisht që vitin e kaluar policia nuk ka qenë e gatshme për kontrollimin se si do të bëhej online.
Ndërsadrejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Blerim Pushkolli, ka thënë se pagesat online janë rezultat i avancimit të teknologjisë dhe se tani nga ky projekt, do të përfitojnë edhe qytetarët që transportojnë vetura jashtë.
Ai tha se i përket këtij projekti të pagesës online të policës kufitare, benefitet janë të mirënjohura për qytetarët si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. Pagesat online janë si rezultat i avancimit teknologjik ditëve të fundit.