Pahor me Mogherinin thonë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jetë në baza etnike

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 14:21 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, kanë thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të bëhet në baza etnike.

Në një takim që kanë pasur sot në Bruksel, Pahor ka thënë se procesi duhet të menaxhohet politikisht gjatë gjithë kohës dhe në kontroll të komunitetit ndërkombëtar.

Pahor është i kënaqur për të ndarë këtë qëndrim me Mogherinin sepse mendon se zgjidhja duhet të bëhet pas këtyre viteve të stagnimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme