Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, tha se Kosova duhet të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe por se Serbia, në të njëjtën kohë, sipas tij duhet të drejtohet kah Perëndimi.
Siç tha ai, “një lloj asociacioni” duhet të ekzistojë në Kosovë sepse formimi i tij do të rriste besimin mes Kosovës dhe Serbisë.
Në bisedën e organizuar nga Këshilli Atlantik, Pahor tha se gjithmonë e ka mbështetur dialogun mes dy palëve, për të cilin thotë se nuk është perfekt, por ka dhënë rezultate, përcjell Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka shtuar se një marrëveshje e mirë përfundimtare për Kosovën nuk do të arrihet nëse autoritetet në Serbi dhe presidenti Aleksandar Vuçiq janë në anën e Moskës.
“Gjithçka do të varet nga vlerësimi i presidentit Vuçiq”, theksoi Pahor.