Në seancë e jashtëzakonshme për vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i pari e ka marrë fjalën shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti.
Ai ka thënë se është bërë padrejtësi ndaj grupit Drenica për arsye se vendimi nga gjykata ka ardhë vetëm me dëshminë e një dëshmitarin të panjohur.
“Nderimi dhe forcimi i shtetit ngërthen në vete dhe sfida të shumta. Ne kemi luftuar shekuj brez pas brezi që të kem një shtet. Prandaj ne duhet të jemi të kujdesshëm cdoherë duhet të ketë mekanizma për korrigjimin e padrejtësive ne jemi për drejtësi për krimet që i kanë kryer kushdoqoftë. Drejtësia përveç se duhet të jetë e drejtë duhet të jetë bindëse. Por po ndodhë e kundërta ndaj ish pjesëtarëve të UCK-së po cenohet sistemi i drejtësisë, ne nuk mund të qëndrojmë spektator ndaj gjykatave që nuk kanë pas fakte bindëse. Nuk guxojmë të lejom që të kemi vendime gjyqësore pa fakte. Vlera sublime e UCK-së është vlera që nuk do lejohet nga askush të nëpërkëmbet”, ka thënë Pajaziti.