Sadat Pajaziti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i trajnerit të Dritës.
Këtë vendim kryetrajneri Pajaziti e ka marrë të dielën pas humbjes në shtëpi nga Hajvalia 1:0.
“Pas përfundimit të ndeshjes Drita – Hajvalia është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kryesisë së Klubit dhe shtabit teknik të Dritës. Në këtë mbledhje u diskutua për ecurinë e kampionatit dhe shkaqet për formën jo të mirë të klubit. Andaj si pasojë e këtyre rrethanave kryetrajneri Sedat Pajaziti i ofroi dorëheqjen e parevokueshme Kryesisë”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Dritës.