Pajaziti përjashton zgjedhjet e parakohshme

Prishtinë | 27 Sht 2016 | 08:04 | Nga

Shefi i Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, ka thënë se kauza politike e opozitës ka degraduar.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, ai ka theksuar se qasja e opozitës është duke dëmtuar thellë interesat e vendit.

Pajaziti ka thënë se nuk sheh asnjë arsye që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Sipas tij, zgjedhjet do të mbahen vetëm në afatin e rregullt kushtetues katërvjeçar.

Pajaziti e ka komentuar edhe deklaratën e Albin Kurtit për luftë të mundshme me Malin e Zi.

Ai thotë se deklaratat e tilla e fusin Kosovën në një qorrsokak, i cili mund të sjellë pasoja afatgjata.

Pajaziti ka bërë me dije se PDK-ja është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për demarkacionin me Malin e Zi.

Çfarëdo vendimi që do të dalë nga Kuvendi i Kosovës për demarkacionin do të jetë i respektuar për PDK-në, ka thënë Pajaziti.

Ai ka theksuar se dërgimi i demarkacionit në arbitrazh ndërkombëtar kërkon pëlqimin e të dyja vendeve dhe kjo duhet trajtuar me kujdes.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme