Pak mundësi që vaksina e Covid-19 të jetë gati deri në Krishtlindje, thotë Universiteti i Oksfordit

Prishtinë | 04 Nën 2020 | 13:50 | Nga Ekonomia Online

Një ekspert i lartë nga Universiteti i Oksfordit ka thënë se ekziston një “mundësi e vogël” që vaksina kundër koronavirusit të jenë gati deri në Krishtlindje.

Kreu i projektit të hulumtimit në Oksford, Andrew Pollard, tha se ai ishte “optimist” që rezultatet e testimit të fazës së vonë mund të paraqiten “para fundit të këtij viti”.

Pollard, drejtori i Grupit të Vaksinave të Oksfordit, tha se ata dhe partneri AstraZeneca shpresonin që vaksinat të ishin më shumë se 50 për qind të efektshme.

I pyetur nëse një vaksinë mund të zbulohet para Krishtlindjeve, Pollard tha: “Ka një mundësi të vogël që kjo të jetë e mundur, por unë thjesht nuk e di”.

Kreu i task forcës britanike për vaksinat, Kate Bingham, tha më vonë se të dhënat e fazës së fundit të testimeve mund të jenë vetëm disa “javë larg”.

Më shumë se 47 milionë raste me koronavirusin e ri janë konfirmuar në nivel global dhe më shumë se 1.2 milionë vdekje, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Aktualisht po bëhen dhjetëra përpjekje për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme