Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Vushtrri si duket ka mospajtime dhe përçarje.
Është Doruntina Pllana ajo e cila përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social Facebook, ka treguar përçarjet që janë duke ndodhur në këtë subjekt politik, shkruan Demokracia.com.
Sipas saj, ka qenë vetë kryetari i degës së LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, ai i cili i ka bërë presione të vazhdueshme që të mos kandidojë për kryetare të Forumit Rinor dhe si shenjë pakënaqësie, Pllana thotë se së bashku me disa përkrahës të tjerë janë larguar nga Kuvendit Zgjedhor.
“Sot mu mohua e drejta e kandidimit për kryetare të Forumit Rinor të Vushtrrisë në mungesë të numrit të delegatëve dhe presioneve të vazhdueshme për t’u tërhjekur nga gara zgjedhore, nga ana e kryetarit të degës së LDK-së Xhafer Tahiri dhe varësit e tij. Pamundësia për të marrë pjesë në garën zgjedhore, nuk është në frymë të demokracisë për çka identifikohet LDK-ja. E indinjuar me ndërhyrjen në procesin zgjedhor, i cili asesi nuk mund të quhet legjitim, vendosa të largohem nga Kuvendi Zgjedhor bashkë me një grup përkrahësish”, ka shkruar Pllana ndër të tjerash.
Reagimi i plotë i Pllanës, pa ndërhyrje:
Reagim
Sot mu mohua e drejta e kandidimit për kryetare të Forumit Rinor të Vushtrrisë në mungesë të numrit të delegatëve dhe presioneve të vazhdueshme për t’u tërhjekur nga gara zgjedhore, nga ana e kryetarit të degës së LDK-së Xhafer Tahiri dhe varësit e tij. Pamundësia për të marrë pjesë në garën zgjedhore, nuk është në frymë të demokracisë për çka identifikohet LDK-ja. E indinjuar me ndërhyrjen në procesin zgjedhor, i cili asesi nuk mund të quhet legjitim, vendosa të largohem nga Kuvendi Zgjedhor bashkë me një grup përkrahësish.
Kjo nuk është LDK-ja që ne kemi punuar me vite.