Pakënaqësia e Haradinajt që Selimi Selimi nuk ishte në Bruksel, vjen përgjigja e Hotit

| 09 Sht 2020 | 17:09 | Nga

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigjur sot kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, pas kritikave të këtij të fundit se ministrat e partisë së tij po i lë jashtë tavolinës së bisedimeve.

Hoti ka thënë se është ai që e përfaqëson qeverinë në tryezën e bisedimeve.

“Kur unë kryesoj delegacionin përfaqësoj qeverinë, edhe AAK-në edhe NISMA-n edhe partnerët tjerë të koalicionit. AAK-ja është e përfaqësuar përmes meje në procesin e dialogut”, ka thënë Hoti në konferencë për media pas mbledhjes së qeverisë.

Ai ka thënë se nga shpallja e pavarësisë nuk ka pasur Kosova asnjëherë vëmendjen kaq të madhe dhe se qeveria e tij i ka dyert e hapura në Uashington, Bruksel në NATO, derisa, ka shtuar se qeveria e tij nuk ka hyrë në dialog për të bërë lojëra.

Të ngjashme