Paketa anti-shpifje, Rama: Adresojmë në Kuvend sugjerimet e Venecias

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 17:38 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë,Edi Rama i ka shprehur mirënjohjen Komisionit të Venecias për opinionin mbi paketën anti-shpifje.

Rama ka thënë se tashmë do adresohen sugjerimet në Kuvend për tu mbrojtur nga shpifja.

“Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”! Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja, si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”, ka shkruar Rama në Twitter.

Vendimi i Qeverisë së Shqipërisë për miratimin e paketës antishpifje u rrëzua nga Komisioni i Venecias, i cili sot publikoi draftin final.

Në raportin e dërguar Kuvendit të Shqipërisë thuhet se paketa duhet rishikuar dhe se edhe media online do t’i nënshtrohet vetë rregullimit.

Madje tërhiqet vërejtja se me fuqizimin e autoritetit të AMA do të shtypet diskutimi i lirë. Madje theksohet se para çdo veprimi duhet të krijohet siguria se institucioni është i pavarur dhe pa ndikim politik.

Sa i përket identifikimit të të gjithë rasteve, sipas Komisionit të Venecias, mund të jetë në kundërshtim me standardin ndërkombëtar, ku është vullneti i përdoruesve të internetit që vendos nëse kërkon të mbetet anonim.

Fakti që gjobat parashikohen të jetë të rënda, krahasimisht me kapacitetet e një medie, do të sjellë dhe një rritje të vetëçensurimit.

Në konkluzione shtohet se duhet rishikuar dhe përzgjedhja e anëtarëve të AMA, për të siguruar një institucion të besueshëm./oranews.tv/

Të ngjashme