Paketimi më i ri i buzëkuqve do t’i ngazëllejë adhuruesit e verërave

Prishtinë | 22 Dhj 2016 | 13:12 | Nga

Buzët me ngjyrë të kuqe të verës? Këtë tashmë e kemi dëgjuar dhe e kemi parë, mirëpo a keni parë buzëkuq, paketimi i të cilit ju rikujton shishen e verës?!

Në tregun e grimit sot ka aq shumë kompani të cilat përpiqen të zënë vendin e vet nën diell dhe që të përballen me gjigantët e mëdhenj, të cilët kanë miliona vetëm për reklama dhe promovime të produkteve të reja.

Pikërisht për këtë arsye një numër i madh i brendeve të reja përpiqen që krahas cilësisë së grimit, të ofrojnë paketime të cilat do t’i vendosin në rafte dhe në vitrina.

Ekipi kreativ i brendit amerikan Memebox i janë kujtuar gjërat e shkëlqyeshme që paketimi i buzë-kuqve të “paketohet” në dizajnin i cili rikujton shishet e vogla të verës në mënyrë që zhargoni i “buzëve me ngjyrë vere” të përjetohet në formën e paketimit fantastik i cili nuk mund të ngelet pa rënë në sy!

Secila “shishe” e vogël përmban pigment të ngjyrës së caktuar (që gjithashtu përmban ekstrakt të verës franceze) në nuanca mat, por edhe pjesën sfungjerore e cila lyen buzëkuqin tuaj në mënyrë që ai pikërisht të duket sikur vërtet keni pirë një gotë vere më të mirë.

Në vend të numrave, këta buzëkuq kanë emra, madje emra sipas llojeve të verërave të famshme siç janë “Cabernet REd” dhe “Malbec Burgundy” dhe kanë aromë rrushi dhe pemësh të tjera arrore.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme