Siç njoftojnë burimet policore, persona të panjohur në rajonet Çilas dhe Diamer të Gilgit Baltistanit mbrëmë kanë kryer sulme ndaj 12 shkollave në Pakistan, dhe përbashkëta mes tyre është fakti se janë të gjitha shkolla për vajza.
Sulmuesit kanë dëmtuar godinat e shkollave dhe pajisjet arsimore ndërsa u kanë vënë zjarrin disa shkollave. Ndërkaq në dy shkolla kanë ndodhur shpërthime të vogla.
Në rajonet veriore, ku pjesëmarrja dhe cilësia e arsimit është më i ulëti në vend, shkollat e vajzave shpesh janë objekt i sulmeve. Në Gilgit Baltistan dhe në zonat fisnore të administruara federale, gjatë 10 viteve të fundit janë sulmuar 1.500 shkolla. Kundër këtyre sulmeve kanë protestuar qytetarët gjatë viteve 2004 dhe 2011.