Komenti i djeshëm i presidentit amerikan, Donald Trump, i pari në rrjetin Twitter në vitin 2018, e ka zemëruar Pakistanin, që ka reaguar ashpër duke e akuzuar Uashingtonin për “mosbesim”.
Një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Islamabad sot ka konfirmuar se ambasadori, Davd Hale, është ftuar për takim me zyrtarët pakistanezë, por ka refuzuar të bëjë komente të mëtejshme.
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se do të vazhdoj ta ndalë ndihmën ushtarake prej 255 milionë dollarësh për Pakistanin, për shkak të frustrimit me atë që e ka karakterizuar si kryeneçësi të Islamabadit për të mos luftuar kundër rrjeteve terroriste.