Pakoja e dyshimtë që alarmoi sot qytetarët e Elbasanit ishte një mjet elektronik.
Forcat e deminimit kanë konfirmuar se nuk kemi të bëjmë me lëndë plasëse.
Prej disa orësh, zona pranë bulevardit të qytetit u rrethua dhe u evakuuar banorët. Nga koshi, dëgjohet një zhurmë pulsuese, çka ka ngritur dyshimet se mund të ishte material shpërthyes.
Me mbërritjen e forcave xheniere, pakoja u ekzaminua dhe më pas u konfirmua se ishte thjesht një mjet elektronik, i hedhur në koshin e mbeturinave.