Pakoja fiskale dhe MSA-ja tkurrën të hyrat për 117 milionë euro

Prishtinë | 07 Jan 2019 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Lirimi i lëndës së parë, gjysmë produkteve, vijave të prodhimit, pajisjeve të teknologjisë informative në prodhim, pjesëve rezervë të pajisjeve të prodhimit dhe lirimi nga tatimet të akcizës për të gjitha lëndët ndihmëse, ka ndikuar që Dogana e Kosovës të mos realizojë të hyrat e parashikuara me Ligjin për buxhet për vitin 2018.

Ky institucion që vazhdon ta ketë barrën kryesore në mbushjen e arkës së shtetit, nga janari deri më 25 dhjetor të vitit 2018, arriti të grumbullojë 1.113.274.250 euro, apo rreth 62 milionë euro më pak sesa që ishte paraparë me buxhetin e vitit 2018, shkruan sot Koha Ditore.

Ndikimi nga pakot fiskale dhe nga MSA-ja i ka tkurrë të hyrat për 117 milionë euro. Kjo pasi vetëm nga pakot fiskale, që i referohen lirimit nga taksat në import për prodhuesit, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës ndikimi është 73 milionë euro, apo 48 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2017.

Edhe Marrëveshja për Stabilizim-Asociim ka pasur ndikim në të hyra për mbi 44.7 milionë euro, apo 15 milionë euro më shumë sesa në vitin paraprak.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme