Pala serbe do të insistojë në formimin e Asocacionit në takimin e sotëm me Kosovën në Bruksel

Prishtinë | 22 Shk 2022 | 08:59 | Nga Ekonomia Online

Një rund i ri i dialogut Kosovë-Serbi i nivelit teknik do të mbahet sot në në Bruksel.

Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ndërsa atë serb do ta udhëheqë drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, njofton Klan Kosova.

Para takimit të sotëm, Petkoviq tha për RTS se pala serbe do të insistojë në formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin tha se “duhet të sigurojë të drejta kolektive për serbët që jetojnë në Kosovë”.

Petkoviq pretendoi se nga fillimi i këtij viti janë regjistruar tri herë më shumë incidente sesa vitin e kaluar për të njëjtën periudhë dhe se viti 2021 “është shënuar me numër rekord të sulmeve ndaj serbëve dhe incidenteve me motive etnike”.

Ai theksoi se Beogradi dëshiron paqe dhe normalizim të marrëdhënieve me Prishtinën, por se duhen dy palë për dialog.

“Edhe gjatë fushatës elektorale ne po shkojmë në Bruksel ndryshe nga Albin Kurti. Nuk e kemi atë problem sepse po themi të vërtetën. Hapësirat për manovrim na janë ngushtuar, por duhet të luftojmë për një jetë më të mirë për qytetarët tanë”.

Të ngjashme