Shteti palestinez u bë pjesë e Interpolit pasi mori përkrahjen e 75 anëtarëve të asamblesë së kësaj organizate.
Asambleja e Përgjithshme e Organizatës Ndërkombëtare e mbajtur në Pekin, votoi sot për aplikimin e Palestinës, e të cilën gjë e kundërshtonte ashpër Izraeli.
Nga 133 sa janë në tërësi anëtarë të Asamblesë, 75 votuan pro anëtarësimit të Palestinës, ndërkohë që kundër ishin 24 shtet dhe 34 të tjera abstenuar, shkruan gazetametro.net.
Lajmin për anëtarësimin e Palestinës e bën vetë Organizata Ndërkombëtare e Policisë. Aty tregohej se përveç Palestinës, pjesë e Interpolit do të jenë tani edhe Ishujt Solomon.
Por, anëtarësimi i Palestinës kur dihen kundërshtimet nga shumë shtete, mbase është një sinjal për ‘ngutje’ të Kosovës në tërheqje.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës vendosi që vullnetarisht të tërhiqej nga aplikimi në Interpol, pasi sipas tyre, nuk janë siguruar votat e nevojshme