Autoriteti Palestinez ka anuluar një marrëveshje sipas së cilës Izraeli do t’i jepte të paktën një milion vaksina kundër COVID-19.
Autoriteti tha se dozat e Pfizer që do t’ua jepte Izraeli ishin afër skadimit të tyre.
Më herët, Izraeli kishte deklaruar se kishte mbetur një stok me doza vaksinash dhe se atë do ta përdorte për të përshpejtuar programin e vaksinimit palestinez.
Në kthim, palestinezët do t’ia jepnin Izraelit një numër të ngjashëm të vaksinave që ata prisnin t’i merrnin nga organizata Pfizer kah fundi i vitit.
Ministrja e Shëndetësisë Mai Alkaila tha se u ishte thënë se vaksinave do t’iu skadonte afati në korrik ose gusht, por kur i morën ato i panë se data e skadimit ishte qershori.
“S’është koha e mjaftueshme për t’i përdorur ato, kështu që ne i refuzuam”, tha ajo.