Palestinë, kërkohet suspendimi i njohjes së Izraelit

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 09:54 | Nga Ekonomia Online

Këshilli qendror palestinez ka autorizuar Organizatën Çlirimtare të Palestinës (PLO) të suspendojë njohjen e Izraelit dhe të ndërpresë koordinimet për siguri me Tel Aviv.

Ky këshill ka deklaruar se suspendimi do të qëndrojë derisa Izraeli ta njohë Palestinën në kufijtë e saj para 1967-ës me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e saj, shkruan Al Jazeera.

Pas dy ditësh takime në Ramallah në territorin e okupuar të West Bank, këshilli ka bërë të ditur se PLO dhe Autoriteti Palestinez gjithashtu do t’ju japin fund koordinimeve për siguri si dhe do të suspendojnë marrëveshjet ekonomike të vendosura në bazë të Protokollit Ekonomik të Parisit më 1994. Veç kësaj këtu u vendos që të revokohet edhe vlefshmëria e Marrëveshjes së Oslos.

Sipas këtij këshilli këto vendime vijnë pas mohimin të vazhdueshëm të Izraelit për nënshkrimin e marrëveshjeve.

Këto vendime duhet të aprovohen nga presidenti palestinez, Mahmoud Abbas dhe Këshilli Ekzekutiv i PLO-së.

Abbas më parë ishte betuar të bllokojë çfarëdo plani për paqe të udhëhequr nga presidenti amerikan Donald Trump.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme