Pallati Mbretëror do të hetojë akuzat se Meghan Markle ka bulëzuar disa anëtarë të tij

Prishtinë | 04 Mar 2021 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Pallati Mbretëror ka bërë të ditur të mërkurën se do të hetojë akuzat se Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle i ka bulëzuar disa prej anëtarëve të stafit mbretëror.

“The Times” në Britani të Madhe ka publikuar një artikull duke cituar burime të cilat deklaronin se Meghan Markle ka dëbuar dy asistentë të saj personal dhe po ashtu ka zhvlerësuar besimin e një anëtari tjetër, shkruan CNN.

Pallati në Buckingham është deklaruar ndërkohë në lidhje me këto deklarata duke thënë se “janë të shqetësuar” në lidhje me këto pretendime.

“Ekipi jonë i hetimeve do të merret me këtë rast. Edhe anëtarët e pallatit të cilët janë të përfshirë në këto thashetheme do të ftohen për tu sqaruar në lidhje me këtë”, thuhet në një deklaratë për media.

Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan janë larguar nga Pallati Mbretëror në janar të vitit 2020 duke u zhvendosur në Amerikën Veriore.

Pallati Mbretëror ka bërë të ditur ndërkohë se çifti është pajtuar me mbretëreshën, Elizabeta II se ato nuk do të ktheheshin më në pallat.

Harry dhe Markle kanë një djalë ndërkohë që Dukesha është në pritje edhe të një fëmijë tjetër.

Të ngjashme