Palmer: I takon Kosovës dhe Serbisë se a janë për shkëmbim territoresh

Prishtinë | 19 Shk 2020 | 08:10 | Nga Ekonomia Online

I dërguari special i ShBA-ë për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, ka lënë të hapura të gjitha mundësitë për arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, madje edhe atë të shkëmbimit të territoreve.

Palmer duke folur për ‘EUobserve’, ka thënë se u takon palëve, pra Kosovës dhe Serbisë të vendosin se për cilën ide janë në mënyrë që të arrihet marrëveshja finale mes dy vendeve.

“U takon palëve që të përcaktojnë parametrat e dialogut”, ka thënë Palmer kur është pyetur për idenë e shkëmbimit të territoreve mes dy vendeve, kurse ka refuzuar të përgjigjet se qëndrimi i SHBA’së është në kundërshtim me atë të Gjermanisë

Palmer ka thënë se mbështesin palën kosovare dhe serbe të gjejnë mënyrë e duhur të rikthehen bisedimeve dhe të gjejnë rrugë për njohjen e ndërsjellët mes dy shteteve.

“Ajo që ne mbështesim është që palët të gjejnë një mënyrë për t’u kthyer në tavolinën e negociatave, t’i vendosin çështjet që i shqetësojnë në tavolinën e negociatave, dhe të gjejnë rrugën përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre, dhe idealja do të ishte njohja e ndërsjellë si qëllim”, shtoi ai, transmeton Koha.net.

“Do të donim të shihnim njohje reciproke mes Serbisë dhe Kosovës si rezultat i procesit [negociator]”, tha poashtu ai.

Kujtojmë se ideja për shkëmbim territoresh është pjesa e Veriut t’i jepet Serbisë, kurse Kosova të merr Luginën e Preshevën, apo siç njihet ndryshe Kosova Lindore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme