Zëvendësndihmës sekreatri amerikan i Shtetit, Metju Palmer, përsëriti kërkesën që Kosova ta pezullojë taksën dhe të fillojë dialogun.
Palmer u tha gazetarëve në Zagreb, ku mbajti një ligjëratë, se SHBA-ja mbështet normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë dhe arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, e cila duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë. Ai ka shtuar se është shumë e mundur që marrëveshja të përfshijë edhe korrigjimin midis Serbisë dhe Kosovës.
“Marrëveshjen, të dy palët duhet ta arrijnë vetë. Ajo duhet të jetë afatgjate dhe gjithëpërfshirëse. SHBA-ja, kërkon që në thelb marrëveshja të përfshijë njohjen reciproke” tha para gazetarëve në Zagreb, Zëvendësndihmës sekreatri Amerikan i Shtetit, Metju Palmer, transmeton RTK raportimin e agjencisë kroate Hina.
“Është shumë e mundur që marrëveshja të përfshijë edhe korrigjimin e kufirit midis Serbisë dhe Kosovës. SHBA-ja këtë nuk e kërkon, por as nuk e përjashton”, tha ai.
Siaps tij, “SHBA-ja nga Beogradi pret që ta pranojë Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur, ndërsa Kosova ta pranojë Serbinë si fqinjin e saj”, shkruan Hina.
“Ka hapësirë që palët të dialogojnë për marrëveshjen, e cila do të ishte e pranueshme për opinion si në Serbi ashtu edhe në Kosovë”.
“Dëshirojmë të shohim që palët kanë arritur marrëveshjen, dëshirojmë të na sjellin dhe ta lexojmë me vëmendje. Nëse do të vërejmë gjëra të papranueshme, do ti bëjmë me dije palët për këtë dhe së bashku do të punojmë për përmirësimin e saj, në atë mënyrë që SHBA-ja të mund ta japë mbështetjen e plotë “, tha Palmer. “Kontesti mes dy vendeve, është burim destabiliteti për rajonin”, tha Palmer.
Ai ka sqaruar se “marrëveshja mes dy palëvë duhet të jetë me shumë variabla, që do të thotë se duhet të përfshijë kompontën politike, sigurinë si dhe komponenten e ekonomike, tregtare e kulturore.
Palmer ka thekuar se palët nuk kanë shumë kohë në dispozicion, nëse duan që qytetarëve të tyre tu sigurojnë prosperitet e paqe, si dhe ardhmëri evropiane.