Duke e cilësuar krejtësisht të mundur arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse mes Prishtinës dhe Beogradit, zyrtari i lartë amerikan Matthew Palmer e theksoi dhe një herë mbështetjen e Washingtonit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy palëve.
Palmer përmendi këtu edhe mundësinë e një rregullimi të kufirit, siç e cilësoi ai.
“Ne e përkrahim normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd që duhet të jetë e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse – në zemër të së cilës duhet të ketë njohje të ndërsjellë”, ka thënë zyrtari për Evropën dhe çështjet euro-aziatike në Departamentin e Shtetit, i cili është gjithashtu përgjegjës për Ballkanin Perëndimor.
Diplomati amerikan shtoi:
“Është krejtësisht e mundur që kjo të përfshijë rregullimin e kufirit midis Serbisë dhe Kosovës. SHBA nuk angazhohet për këtë, por as nuk e përjashton si mundësi, ka shtuar ai. Në mënyrë që të rifillojë dialogu, Prishtina, theksoi Palmer, duhet ta pezulloje taksen qofte edhe për 120 apo 150 dite, dhe kjo duhet te ndodhe menjëherë” shkruan top-channel përcjellë Klan Kosova.
Sipas tij, “njohja dhe pranimi i Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur” do të ishte e pritshme në këtë rast nga Beogradi dhe Kosova nga ana tjetër, do të duhej ta pranonte Serbinë si fqinjën e saj.