Pamela Anderson nuk e kemi parë njëkohës të gjatë në ndonjë projekt filmik.
Por, aktorja po vazhdon të jetë temë e medieve rozë ndërkombëtare me imazhet dhe intervistat.
Ylli i “Baywatch” ka tronditur publikun me një deklaratë të kohëve të fundit se, ku ka zbuluar se sa ishte adoleshente ka menduar se ka superfuqi që mund ta vriste këtë të dëshironte.
“Kur isha e re, kisha një dado që më ngacmonte çdo ditë. E urreja, dhe çdo ditë lutesha që ajo të vdiste. Ajo me të vërtetë vdiq ditën pas diplomimit nga një aksident me veturë. Pastaj mendova “Është e mrekullueshme që ajo është e vdekur, nuk mund t’i them prindërve se e kam vrarë”, tha Pamela.
Ajo më tutje pas kësaj ngjarje ka menduar se posedon fuqi mbinatyrore dhe se këtë nuk ia kishte thënë askujt deri në ditët e sotme.
“Për një kohë të gjatë besoja se kisha superfuqi për të vrarë këdo që ishte i bezdisshëm. Kam frikë ta them dikë këtë, por unë kam qenë e sigurt se isha përgjegjëse për vdekjen e dados sime. Vetëm kur rrita e kuptova se nuk kam këtë fuqi dhe isha tejet e dëshpëruar”, tha Anderson.
Ndryshe, bukuroshja ditë më parë ka rrëfyer për mediat se në një rast ishte pjesë e një orgji në shtëpinë e të ndjerit, themeluesit të Playboty, Hugh Hefner, por që nuk kishte marrë pjesë në atë “aheng”.
Aktorja aktualisht është e lidhur me futbollistin francez të skuadrës së Marseille, Adil Ramit.