Pamela Anderson ka braktisur mbrëmjen bamirëse

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 18:19 | Nga Ekonomia Online

Aktorja Pamela Anderson (51), e shoqëruar nga i dashuri i saj, futbollisti Adil Rami (33), u largua nga mbrëmja gala e klubit Olympique nga Marseille, në të cilën të martën mbrëma u mblodhën para për t’i ndihmuar fëmijët e varfër në Marseille. Si arsye për largimin e saj të hershëm ajo e ceki një befasi të pakëndshme që i kishte ndodhur atje.

“Mbrëmë isha në mbrëmjen vjetore të klubit të futbollit OM për të ndihmuar në mbledhjen e parave për fëmijët e varfër në Marseille. Për këtë qëllim është mbledhur një sasi e madhe e parave dhe më pas u propozua një befasi “e mrekullueshme”, dhe kjo ishte që një pjesë e parave të shkojnë në favor të rindërtimit të ‘Notre Dame’”, – shpjegoi aktorja kanadeze të mërkurën në Twitter.

Në ankand papritmas u ofrua kitara e Bruce Springsteen (69) për të cilën u mblodhën dy herë më shumë para se sa shuma e mbledhur më parë për fëmijët.

“Isha shumë e zemëruar dhe e zhgënjyer dhe e pyeta Adilin nëse mund të largoheshim. Dhe u larguam”, – shkroi ajo.

“Me siguri fëmijëve të Marseille u duheshin më shumë ato 100,000 euro sesa katedrales për të cilën janë mbledhur më shumë se një miliard euro në donacione të disa miliarderëve”, – përfundoi ajo dhe shtoi se shpresonte se OM këtë donacion do ta dërgonte aty ku është e nevojshme.

Olympique nga Marseille në një deklaratë të mërkurën tha se gjatë mbrëmjes ishin mbledhur gjithsej 439,760 euro, shkruan KOHA Ditore.

Një ditë pas zjarrit në katedralen e Parisit Notre Dame më 16 prill, presidenti amerikan i OM, Frank McCourt, në Twitter njoftoi se planifikon që një pjesë të fondeve të mbledhura t’i dhurojë për rindërtimin e katedrales.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme