Kryetari i Komunës së Ranillugut, Gradimir Mikiq, dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Sasha Aleksiq, kanë humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur në Nish të Serbisë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:45.
Ndërsa të lënduar në këtë aksident kanë mbetur Vesna, bashkëshortja e Gradimir Mikiqit, si dhe drejtori i Arsimit, Kulturës, Sportit, Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale, Davor Petkoviq.
Besohet se ata kanë qenë në veturë zyrtare, por nuk dihet qëllimi i vizitës në Serbi.
Fotografitë nga ky aksident i rëndë janë publikuar në medie serbe.