Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Cak i grabitjes ka qenë institucioni financiar për transferta të parave “Wester Union” e cila ndodhet në kryqëzimin e rrugëve “Edmond Hoxha” dhe “Hajrullah Abdullahu” në Prishtinë.
IndeksOnline ka mësuar se i dyshuar është një person i cili me maskë në kokë dhe armë në dorë ishte future në lokal për të kryer grabitjen.
Me tu ndezur alarmi, një pjesëtarë i kompanisë së sigurimit “Panther” në mënyrë vullnetare kishte reaguar duke ndjekur grabitësin. Ky i fundit ka gjuajtur në drejtim të sigurimit i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa u lënduar.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet drejt identifikimit dhe kapjes së personit të dyshuar.