Në pushimoren përballë sallës së sportit në Zubin Potok tashmë ka filluar nënshkrimi i peticionit për shkarkimin e Izmir Zeqirit, kryetarit shqiptar të Zubin Potokut.
Siç raportojnë mediat lokale të Zubin Potokut, iniciatorët e këtij peticioni, janë të kënaqur me reagimin e deritanishëm të qytetarëve.
Të interesuarit sipas mediave atje, kanë mbërritur në orën 9 të mëngjesit të sotëm me ish-kryetarin Srgjan Vuloviq dhe zyrtarë të tjerë të komunës.
Peticioni do të nënshkruhet edhe për dy ditë të tjera.
Media ka sjellë edhe pamje nga vendi ku po nënshkruhet peticioni.