Në mesin e liderëve që sot janë pritur nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është edhe kryeministri Albin Kurti.
Kurti atje ka shkuar të marrë pjesë në një drekë pune, ku të pranishëm do të jetë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Tashmë liderët evropianë vetëm se kanë shkuar në selinë e Komisionit Evropian dhe janë pritur nga Von der Leyen.
Kjo duket në fotografitë që janë publikuar nga vet komisioni.
Gjatë këtij takimi u fol për Planin e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.