Me punë të palodhshme, Marigona Hill po jetëson një përrallë, e cila është e vërtetë dhe e prekshme.
Çdo gjë po vijon sipas planit që kemi shpalosur si dhe puna intensive për të vendosur jo vetëm themelet, por tashmë duke zhvilluar ato, na lejon ne dhe ju të përjetojmë përrallen e premtuar.
Së shpejti komuniteti i Marigona Hill do të ketë mundësinë të shijoj një botë ku gjithçka është e shtruar me aq delikatesë dhe me një vëmendje të pashoq ndaj detajeve.
Aktualisht jemi në process të ndërtimit të 90 shtëpive dhe 115 tarracierëve. Po ashtu jemi duke bërë përgatitjet e fillimit të ndërtimit të apartamenteve të cila do të jenë të shoqëruara edhe me recepsione të tipit amerikan të jetuarit “hotel apartment”.
Planet e zhvillimit apo struktura e zhvillimit është e ndarë në 3 faza kryesore siç janë:
Faza e parë e zhvillimit të lagjes do të jetë e banueshme në fund të vitit 2021 – ku përfshihen shtëpitë dhe një pjesë e tarracierëve. Faza e dytë e zhvillimit do të përfshijë 2 blloqet e para banesore që do të jenë të banueshme në fund të vitit 2022, dhe në fund të vitit 2023 do të jetë faza e fundit, do të thotë faza e tretë e zhvillimit ku dhe lagjja do të jetë e kompletuar.
Marigona Hill e shtrirë në 16.2 hektarë në Prishtinën e re, dhe do të ketë:
– 90 Shtëpi,
– 115 Tarracierë,
– 315 Banesa,
– 100 Lokale afariste dhe ambiente biznesi.
Si dhe sa i përket konceptit arkitektonik, lagjja do të përbëhet nga:
– Sheshi publik që quhet “The Walking District”,
– Koncepti “Life in Motion, Pool and Spa” ku do të ketë pishinën për shfrytëzim të përbashkët, kujdes personal si dhe hapësirë për aktivitete sportive,
– Shtigje të dedikuara për çiklistë, bulevarde të gjera deri në 18 metra,
– Parqe të shumta, me shumë gjelbërim të kuruara nga arkitektë Italianë që janë të specializuar specifikisht për mjedisin,
– Restaurante, kafiteri, dyqane për furnizim me ushqim,
– Ambiente për zyre.
Këto ishin vetëm disa nga vetitë që do të përmbushin përrallën tuaj që do të përjetoni në Marigona Hill.
Po ashtu duke menduar për konsumatorin, Marigona Hill në bashkëpunim me NLB Banka ka krijuar një mundësi financimi të mrekullueshme duke konsistuar me këto kushte:
– Norma efektive e interest duke filluar vetëm nga 2.99%,
– Norma nominale duke filluar nga 2.88%,
– Shpenzime administrative 0.50%,
– Maturiteti deri në 180 muaj.
Për më shumë informata për lagjen vizitoni www.marigonahill.com apo shkruani email në [email protected].
Për më shumë informata lidhur me kredinë ju lutem vizitoni webfaqen zyrtare të NLB Bankës http://nlb-kos.com/kredi-mh/, telefononi në Qendrën Kontaktuese në 038 240 230 100 apo shkruani në email [email protected].
LIVE YOU FAIRYTALE.
(Artikull i sponsorizuar)