Reshjet e dendura të shiut në qytetin e Librazhdit kanë sjellë përmbytje të mëdha.
Disa banesa janë mbuluar nga uji ndërsa aksi Elbasan- Librazhd ka pësuar rrëshqitje dherash e rënie gurës. Në disa segmente të tij është bërë thuajse I pakalueshëm.
Aktualisht në terren ka shkuar shtabi i emergjencave civile, i cili ka nisur evakuimin e banorëve të prekur nga përmbytjet.