Pas fotos së djeshme sot mediat hungareze publikuan një video, ku shihet ish -kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, duke drekuar në një restorant në Hungari.
Një ekip i portalit “24.hu”, ka lokalizuar vendndodhjen e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Budapest. Ekipi i portalit në fjalë ka incizuar Gruevskin derisa po drekonte në një restorant në Budapest.
Më pas Gruevski ka lëshuar restorantin dhe është larguar nga vendi me një makinë e cila e priste jashtë restorantit.
Ish-kryeministri maqedonas është arratisur nga vendi pasi që është dënuar me dy vjet burg dhe ka kërkuar azil në Hungari.
Zëdhënësi i qeverisë hungareze Zoltan Kovaç ka thënë sot në Bruksel se të gjitha procedurat për dhënien e azilit ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikola Gruevski janë në përputhje me ligjin dhe rregullat ndërkombëtare.