Me dhunë dhe gaz lotsjellës është përcjellë protesta e banorëve të Bitisë së Poshtme të Shtërpcës të martën pasdite.
Banorët u përballën me rezistencë të njësitit special të Ferizajt kur aty u mblodhën për t’i kundërshtuar punimet që po vazhdojnë tash e sa kohë, për ndërtimin e hidrocentralit.
Protesta kaloi me përleshje ndërmjet banorëve dhe policisë, ku mes të lënduarve pati edhe fëmijë
Banorët e Bitisë së Shtërpcës, protestat e tyre i shtuan gjatë muajve të fundit, kur aty rifilluan punimet për ndërtimin e një hidrocentrali.