Cristiano Ronaldo arriti një shpejtësi maksimale prej 32.5 km/orë gjatë takimit debutues të tij mes Manchester Unitedit dhe Newcastle United dhe është vërtet e jashtëzakonshme për t’u parë.
Ronaldo shënoi dy herë në ndeshjen e tij debutuese pas rikthimit të tij në Old Trafford për të ndihmuar Unitedin në fitoren 4-1.
36-vjeçari është një fenomen fizik dhe asgjë nuk e dëshmoi atë më shumë sesa goli i tij i dytë të shtunën pasdite.
Ronaldo u përball me sfidat nga Javier Manquillo dhe Isaac Hayden, të cilët u lanë në pluhur nga shpejtësia e portugezit.
Mediumi BBC Sport tani ka konfirmuar se pesë herë fituesi i Topit të Artë arriti shpejtësi prej 32.5 km/orë.
Sa për kujtesë, Ronaldo është 36-vjeç dhe kjo e bënë këtë arritje edhe më të jashtëzakonshme. /Telegrafi