Pamjet që tregojnë pasojat e sulmit rus në Ukrainë

Ukrainian President Volodymyr Zelenskiy holds a joint news conference with Polish President Andrzej Duda and Lithuanian President Gitanas Nauseda in Kyiv, Ukraine February 23, 2022. REUTERS/Umit Bektas
Prishtinë | 24 Shk 2022 | 14:06 | Nga Ekonomia Online

Trupat ruse filluan një sulm të gjerë ndaj Ukrainës këtë të enjte.

Udhëheqësit e Ukrainës thanë se të paktën 40 njerëz janë vrarë deri më tani, duke e cilësuar këtë si një “luftë në shkallë të plotë”, njofton Klan Kosova.

Rojet kufitare ukrainase publikuan disa pamje të automjeteve ushtarake, për të cilët thanë se ishin automjete ushtarake ruse dhe se shpërthime të mëdha u dëgjuan në kryeqytetin Kiev, Kharkiv në lindje dhe Odesa në perëndim.

AP ka publikuar edhe disa fotografi që tregojnë vendet dhe pasojat pas shpërthimeve.

Udhëheqësit botërorë dënuan fillimin e një pushtimi të shumëpritur me pasoja të gjera, pasi tregjet financiare globale u zhytën dhe çmimet e naftës u rritën.

https://www.youtube.com/watch?v=t38zFftUa6I&feature=emb_title

Të ngjashme