Pamjet e reja satelitore të publikuara nga firma Maxar Technologies shfaqin bombardimet e fundit në qytetet në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.
Në fotot e publikuara shihen dëmet e shkatërrimet rreth Severodonetskut – aktualisht pikë kyçe e luftimeve – ku forcat ruse po synojnë ta pushtojnë tërësisht qytetin industrial.
Sipas raporteve të inteligjencës së Britanisë së Madhe, forcat ukrainase ende po mbahen në Severodonetsk.