Alternativa për Kosovën, nëpërmes një komunikate shtypi, thotë se dështimi për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës është goditje ndaj integritetit institucional të shtetit nga ana e koalicionit PAN.
Për më tepër, sipas këtij subjekti të sapoformuar politik, sot u tregua që PAN nuk e ka shumicën e deklaruar parlamentare për themelim të institucioneve.
“E thërrasim koalicioni PAN që mos të mbaj peng dhe të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit, por që sa më parë të propozojnë kandidat konsensual për kryetar të Kuvendit i cili do ta kishte mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës”.