Kompania CEO njofton se panairi tradicional “EXPOKOS” do të mbahet nga 24 deri më 27 maj, 2017, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
I njohur si “Porta e Ballkanit”, panairi EXPOKOS, është panairi më i madh në Kosovë dhe njëherësh është ngjarja më e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor, e cila i dedikohet ekskluzivisht fushave të ndërtimtarisë, energjisë dhe teknikës, thuhet në një komunikatë shtypi.
Kompania CEO organizon panairin EXPOKOS për të 16-in vit me radhë, ku vizitorëve dhe ekspozuesve do t’u sjell variacion gjatë programit ekspozues, duke u ofruar kompanive mundësi zgjerimi jashtë territorit të Kosovës, si dhe të ndez entuziazmin për gjeneratat e ardhshme të profesionistëve të këtyre fushave.
“EXPOKOS është destinacioni ideal i bashkimit të prodhuesve dhe furnitorëve të gjitha fushave ndërtimtarisë, energjisë dhe teknikës nga vendi dhe rajoni”.
“Duke e konsideruar Kosovën si qendra që lidh vendet e Ballkanit si dhe duke qenë vendi kyç i zhvillimit të projekteve të shumta, si çdo edicion tjetër, edhe kësaj radhe mirëpret kompani të shumta nga: Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Turqia, Greqia e shumë të tjera”, thekson komunikata.