Panairi “Gratë në Biznes” tuboi gratë ndërmarrëse në Prishtinë

Prishtinë | 26 Kor 2016 | 16:13 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të aktiviteteve për përkrahjen e grave ndërmarrëse në Kosovë në bashkëpunim me OJQ “Gratë në Biznes” ka hapur sot në Prishtinë panairin “Gratë në Biznes 2016”.

Në këtë panair po marrin pjesë biznese nga e gjithë Kosova, organizata të grave të cilat merren me prodhime dhe shërbime afariste.

Panairi ka sjellë produkte të larmishme nga sektorë të agrobiznesit, gatim, artizanate, suvenire, tekstil dhe lëkurë, të gjitha këto të punuara me dorë nga gratë.

Xhevahire Bunjaku përfaqësuese e Shoqatës “Perla” nga Gjilani, tha se po merr pjesë për herë të dytë në këtë panair dhe se ka ardhur këtu për të promovuar produktet e saj.

Edhe Mihane Shala nga Shoqata “Flori” u shpreh e kënaqur që po merr pjesë në këtë panair, i cili po iu jep hapësirë produkteve vendëse të promovohen para qytetarëve.

Luan Hasanaj, vizitor, e cilësoi panairin si te nevojshëm për promovimin e produkteve vendëse.

“Këto panaire janë të nevojshme, pasi promovohen produktet vendore, një gjë shumë e nevojshme për shoqërinë sepse konsideroj se ende ekziston një lloj mosinformimi i duhur i qytetarëve për produktet vendore. Akoma nuk e dimë se çka prodhojmë në vendin tonë dhe ky panair është shumë rast i mirë të informohemi se çfarë prodhojmë nëpër fshatra, kryesisht në vendet rurale”, ka thënë Hasanaj.

Ndërsa, sipas përfaqësuesve të Shoqatës “Gratë në Biznes 2016”, kjo është një mundësi shumë e mirë për promovimin e prodhimeve dhe shitjen e tyre.

Ky panair synon promovimin e veprimtarisë ndërmarrëse te gratë e të gjitha komuniteteve, integrimin e tyre ne shoqëri si dhe inkurajimin e grave të tjera për t’u futur në aktivitete biznesore.

Panairi “Gratë në Biznes 2016” do të jetë i hapur më 26, 27 dhe 28 korrik.

Të ngjashme