Rreth 30 biznese të udhëhequra nga gratë dhe minoritetet kanë marr pjesë në Panairin e Zhvillimit Gjithëpërfshirës Ekonomi të organizuar nga Komuna e Lipjanit, raporton Ekonomia Online.
E gratë që morën pjesë në këtë panair thanë se ngjarje të tilla i’u ndihmojnë të prezantojnë produktet e tyre, e po ashtu ato falënderuan Komunën për mbështetjen e dhënë.
Kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti ka thënë është kënaqësi të shohësh gjininë femërore duke u marrë me produkte bujqësore.
Po ashtu ai ka thënë se kjo përveç është është në të mirën e bizneseve është edhe për të mirën e zhvillimit ekonomik në këtë komunë.
Ai premton mbështetje të vazhdueshme për gratë por edhe për të gjitha bizneset e vogla.
“Është kënaqësi kur sheh prodhueset tona vendore e në veçanti kur sheh gjininë femërore duke ekspozuar produktet ushqimore por edhe produktet e tjera. Mendoj që e meritojnë të kenë mbështetje dhe do të kenë përkrahje nga ne në këto ekspozime apo panaire siç po i quajmë. Rritja e produkteve vendore në dobi të furnizimit të përgjithshëm është njëra ndër synimet e përgjithshme tona shtetërore dhe kjo na jep detyrë që të mbështesim sa më shumë gra dhe biznese të ndryshme me grandë të ndryshme në mënyrë që t’i fuqizojmë edhe më shumë. Përveç shitjeve të produkte këto panaire janë edhe nxitëse edhe gratë dhe bizneset e tjera për prodhim”, ka thënë ai.
Drejtoresha ekzekutive Community Development Fund, Nermin Mahmuti, ka thënë se bizneset e gratë duhet të jenë prioritet për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Po ashtu ajo nxitë donatorët dhe diasporës që të investojnë në bizneset e vogla dhe të mesme.
“Është kënaqësi me qenë sot me të gjitha juve e sidomos mes këtyre grave. Është jashtëzakonisht mirë dhe duhet me qenë prioritet i ekonomisë së Kosovës. Do të doja ta falënderoj donatorin tonë USAID i cili na dhënë mundësinë që t’i mbështesim këto gratë dhe stafin time që ka bërë një pune të palodhshme gjatë këtyre dy viteve. Jemi munduar qe të përkrahim e di që nuk është e mjaftueshme dhe do të bëjmë edhe grande të tjera, besoj që është mesazh edhe për donatorët e tjerë të ndihmojnë. Ndihmesa e bizneseve të vogla, të mesme janë bazë e zhvillimit ekonomik të një vendi ndoshta diaspora e dëgjon këtë mesazh dhe vazhdon me ndihmuar”, ka thënë ajo.
Fituesja e këtij grandi, Sylbie Sahiti, tha se kjo është një mundësi e mirë që ti prezantoj produktet e saj.
“Unë kam produkte bimore janë shumë të mira ndihmojnë për shumë sëmundje. Kemi qaj prej prostatës, hemorroideve, tumor, tension, diabet. Stresi është njëshi, stresi, depresioni dhe ankthi dhe kemi qaj për atë. Kemi mjaltë për migrenë dhe problemet e lukthit, kemi mjaltë për shtim peshe. Jam shumë e lumtur që kam mundur të ndihmojë shumë njerëz me probleme. I falënderojë që na kanë dhënë mundësinë me i tregu produktet tona. Kemi pasur përkrahje nga komuna dhe nga donatorët si është USAID-i”, tha ajo.
Po ashtu edhe Valona Sopa, tash e nëntë vite merret me prodhimin e produkteve të ndryshme bimore.
Sopa është shpallur si efemerja më e mirë në panairet e organizuara.
“Vijë nga Komuna e Lipjanit, na kanë ftuar për të prezantuar produktet tona, merrem me pemë dhe perime, kurse pëe momentin kam vetëm sallatë. Na kanë ndihmuar, asnjë punë nuk është e vështirë sidomos bujqësia, njeriu shumë herë rrezohet por duhet të ngritemi në këmbë dhe të vazhdojmë drejtimin tonë. Jam shpallur si fermerja më e mirë në panaire. Ia ka vlejtë që jam marr me bujqësi tash e nëntë vite dal nëpër panaire”, tha Sopa.
Panairi sot është për bizneset që gratë të kenë mund t’i promovojnë produktet e tyre bujqësore.