Pandeli Majko për Haradinajn: Kreu një akt që i bën nder Kosovës

Prishtinë | 19 Kor 2019 | 18:17 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Diasporës shqiptare, Pandeli Majko thotë se Haradinaj ka dhënë dorëheqje si një burrë shteti.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Haradinaj ishte komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes.

“Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit si një burrë shteti. Ai kreu një akt që i bën nder Kosovës shtet që drejtohet nga shtetarë të cilët bëjnë dallimin e fatit personal me atë të sigurisë kombëtare. Veprat e një njeriu vlejnë më shumë se dobësitë e tij.

Sot jam me Ramushin! Të falënderoj komandant për shembullin e luftës, dhe sot në atë të paqes”, ka shkruar Majko./Telegrafi/

Të ngjashme