Moskujdesi i shtetit ndaj bizneseve dhe punëtorëve, ka bërë që 10% e bizneseve në komunat e Kosovës kryesisht të sektorit të gastronomisë të falimentojnë. Kështu për Ekonomia Online ka thënë kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi.
“Pothuajse në të gjitha komunat nëse marrin një përqindje, diku rreth 10% të këtyre bizneseve veç se kanë falimentuar”.
“… krejt kjo duke u nisur nga ajo se shteti nuk qëndroj afër bizneseve dhe nuk qëndroj afër punëtorëve dhe kjo ka qenë një dëmtim tepër i rëndë për punëtorët dhe për bizneset”.
Më tutje Azemi ka thënë se nga pandemia do të mbesin të zbrazëta shumë vende të punës.
Ai ka pohuar se shumica e lokaleve do të mbyllen pasi që me afatizimin orarit nuk do të munden t’i paguajnë punëtorët.
“Ne jemi të vetëdijshëm se nga pandemia do të mbesin të zbrazëta shumë vende të punës, por neve më shumë po na rëndon ndoshta pa kujdesinë e qeverisë së Kosovës”.
“Unë qysh sot kam takime me disa biznesmen të komunave të tjera ku për shkak të afatizimit të orarit të punës e sidomos në gastronomi deri në ora 21:00 dhe në një far forme ata thonë se do ti mbyllin të gjitha restorantet dhe të gjitha kafiteritë e tyre sepse nuk mund të ja dalin ti kryejmë shpenzimet e punëtorëve”.
Ai ka pasur edhe një kërkesë të menjëhershme që puna e gastronomisë të vazhdojë deri në ora 23:00, raporton EO.
“Dhe për atë arsye kam marr sot këtë udhëtim në shumë komuna që ti dëgjojë hallet e tyre dhe ti qes para qeverisë së Kosovës, kërkesë imediate që puna e gastronomisë të vazhdojë deri në ora 23:00”.