Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës ka paraparë që për këtë vit fermerëve tu ndahen 1 milion euro subvencion, por këto mjete nuk janë ndarë për shkak të pandemisë së Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.
Por pandemia, i ka dëmtuar në masë të konsiderueshme fermerë. Ata kanë pasur dëme të konsiderueshme në punimin e kulturave bujqësore për mbjelljet pranverore.
Fermerëve u është pamundësuar plasimi i produkteve për shkak të mos funksionimit të tregjeve të qytetit, ku fermerët nuk kanë mundur të plasojnë produktet bujqësore dhe kanë pasur humbje të mëdha
Në një intervistë për Ekonomia Online, Hamdi Dervishi, zyrtar në Drejtorinë e Bujqësisë, ka thënë se projekt buxheti për vitin 2020 është paraparë të jetë mbi 1 milion euro për fermerë.
“Në të kaluarën u kemi ndihmuar, mirëpo tani me projekt buxhetin e vitit 2020 janë të parapara mbi 1 milion euro për fermerë. Këto para ende nuk janë ndarë shkaku i pandemisë, Coronavirusit. Pandemia ka shkaktuar mungesë të prodhimeve bujqësore në treg”, shtoi ai.
Mes tjerash, Dervishi shpjegoi mënyrën e aplikimit për fermerët të cilët duhet të punojnë sipërfaqet e tyre bujqësore. Dervishi tha se deri më tani kanë aplikuar mbi 700 fermerë.
“Për tu pajisur me certifikata dhe dokumentacion përcjellës fermerët duhet të aplikojnë në mënyrë që të kenë lëvizje të lirë për punimin e sipërfaqeve bujqësore, duhet të kenë letërnjoftimin dhe kartelën bankare”, shtoi Dervishi.
Pandemia si në çdo lëmi të ekonomisë edhe në lëminë e Bujqësisë, ka pasur ndikim mjaft ndikim negativ ku fermerët kanë pasur dëme të konsiderueshme në punimin e kulturave bujqësore për mbjelljet pranverore.
Sipas tij, fermerët nuk kanë pasur as mundësi të lëvizjes nga fshati në qytet për tu furnizuar me impute bujqësore, si fara, plehra artificial.
Ai tha se fermerët nuk janë të përfshirë në pakon emergjente që ka ndarë qeveria për shumicën e bizneseve, meqë rast do të shkaktojë humbje të mëdha në kulturat bujqësore.
“Pandemia si në çdo lëmi të ekonomisë edhe në leminë e Bujqësisë ka pasur ndikim mjaft negativ ku fermerët kanë pasur dëme të konsiderueshme në punimin e kulturave bujqësore për mbjelljet pranverore”.
“Fermerëve iu është pamundësuar plasimi i produkteve për shkak të mos funksionimit të tregjeve të qytetit, ku fermerët nuk kanë mundur të plasojnë produktet bujqësore dhe kanë pasur humbje të mëdha”.
“Gjithashtu fermerët nuk kanë pasur mundësi të lëvizjes nga fshati në qytet për tu furnizuar me impute bujqësore, si fara, plehra artificiale, preparate kimike për kulturat bujqësore. Pandemia po ndikon jashtëzakonisht shumë për shkak se do të kemi sipërfaqe më të vogla për mbjelljet bujqësore. Fermerët nuk janë të përfshirë në pakon emergjente, me ç’rast do të kenë humbje të mëdha dhe do të ketë mungesë të produkteve bujqësore në treg”, shtoi Dervishi.