Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19 ka ndikuar edhe të shëndeti mendor i qytetarëve.
Profesionistët thonë se pas përfundimit të pandemisë së coronavirusit edhe më tepër njerëz do të kenë nevojë për trajtime të problemeve mendore të shkaktuar nga coronavirusi.
Drejtori i Qendrës së Shëndetin Mendor në Prishtinë, psikiatri Sami Rexhepi tha për RTV Dukagjinin së tashmë po vërehet një rritje e personave që po kërkojnë ndihmë për të trajtuar problemet shëndetësore mendore të shkaktuar nga coronavirusi.
“Edhe nëse trendi i personave të infektuar me coronavirus nuk rritet më tej dhe fillor rënie e numrit të infektimeve, pasojat me të cilat do të ballafaqohet popullata sa i përket shëndetit mendor do të jenë të mëdha. Edhe kur të pushon pandemia do të ketë rritje të rasteve që kërkojnë trajtim për probleme të shëndetit mendor”, deklaroi Sami Rexhepi.
Rexhepi thotë se Kosova nuk ka staf të mjaftueshëm për të trajtuar problemet e shëndetit mendorë sipas standardeve të OBSH-së, përcjell Telegrafi.
“Duhet të kemi të qartë se psikiatri dhe psikologu nuk trajtojnë vetëm personat që kanë vetëm sëmundje kronike psikiatrike. Kemi njerëz që ballafaqohen me kriza të ndryshme emocionale. Ka njerëz që kanë nivel të shtuar të ankthit. Ka të tjerë që kanë prag më të ulët të durimit, që kanë probleme me gjumin. Të gjithë këtë kanë nevojë për ndihmë psikologjike”.
Psikiatri thotë se pandemia ka prishur ekuilibrat emocional te popullata dhe shumë njerëz kanë nevojë për trajtim në këtë drejtim.
Ai thotë se duhet të ketë një përgatitje paraprake pasi sipas do të ketë kërkesa të mëdha nga qytetarët që kërkojnë ndihmë në të ardhmen e afërt.