Përfaqësues të ASK-së, kanë thënë se pandemia ka ndikuar në punën e tyre sidomos në mbledhjen e të dhënave për ekonomitë familjare, raporton Ekonomia Online.
Ata këto komente i kanë bërë gjatë raportimit në Komisionin për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media ku është shqyrtuar raportin vjetor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2019
Kryesuesi i komisionit Mergim Lushtaku ka pyetur përfaqësuesit e ASK-së se a janë të përfshirë serbët e veriut në raport.
“Në raport a përfshihen të dhënat për serbët e veriut dhe sa ka ndikuar pandemia në tregun e punës për këta muaj”
Zëvendësues i kryeshefit të ASK-së Ilir Berisha iu është përgjigjur pyetje së kryesuesit të komisionit, se a përfshihen të dhënat e serbëve të veriut në raport.
Tutje ai ka shtuar se piloti për regjistrimi e popullsisë ka përfunduar.
Ai ka thënë se kanë angazhuar edhe anketues serbë, për ekonomitë familjare.
“Varësisht, disa prej tyre përfshin gjitha pjesët e Kosovës flasim për bruto produktin vendor përfshin të gjithë vendet, edhe për lëvizjet e çmimeve përfshihen në bazë të metodologjisë.
“Ka indikator të tjerë që kërkohen në ekonomitë familjare dhe kemi angazhuar anketues të pakicave serbe që kanë marrëdhënie. Ndikimi i covidit ka ndikuar në disa statistika sidomos aty ku janë të lidhura me mbledhjen e të dhënave për ekonomitë familjare. Masat e Qeveria kanë ndikuar se nuk kemi pasur mundësi ti anketojmë familjet për fuqinë punëtore”.Pilot regjistrimi është bërë dhe ligji është në proces dhe këtë javë kemi propozuar anëtarët për ndryshimin e ligjit”, tha ai.
Ibrahim Rrustemi drejtor i departamentit për komunikim në ASK ka thënë se në raport janë të prezantuara të gjitha aktivitet për vitin 2019.
“Në këtë raport janë të prezantuara të gjitha aktivitet për vitin 2019. ASK-ja në bazë të ligjit e gjithë metodologjia përgatitet për të gjitha aktivitet pa përjashtuar asnjë vend në Kosovë”.