Menjëherë pas propozimit nga kandidati për kryeministër të vendit Ramush Haradinaj për një takim të mundshëm me liderin e Vetëvendosjes dhe atë të LDK-së, ka ardhur edhe reagimi i parë.
Është pikërisht deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina e cila ka deklaruar se është jo parimore dhe e pandershme që deputetët e Kuvendit të Kosovës të konsiderohen thjeshtë numra që i duhen dikujt për t’u bërë kryeministër.
Ky është postimi i plotë:
Eshte tejet joparimore dhe e pandershme qe deputetet e Kuvendit qe jane perfaqesues te popullit te konsiderohen thjesht numra qe mund te i duhen sot dikuj per tu bere kryeminister. E di se ne te kaluaren per kete kane kontribuar disa (ish) deputete, por kjo praktike duhet te marre fund njehere e mire.