Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka kritikuar mënyrën e organizimit të seancës së sotme solemne në Kuvendin e Kosovës.
Pantina, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “dështimin e protokollit të Kuvendit e finalizoi me gafat e tij Kadri Veseli, i cili dëshmoi sa poshtë ka ra Kuvendi duke e pas atë kryetar”.
Postimi i plotë i Pantinës:
“Mungesa e profesionalizmit, si pasojë e kapjes së shtetit u pa sot edhe ne seancen solemne të Kuvendit. Dështimin e protokolit të Kuvendit e finalizoj me gafat e tij Kadri Veseli i cili dëshmoj sa poshtë ka ra Kuvendi duke e pas atë kryetar. Kosova do bëhet shtet vetëm kur Veseli&co nuk janë ne krye të institucioneve dhe japin llogari për dëmet që ja kanë bërë”, ka shkruar deputetja Pantina.